Kanë ndodhur disa sulme me dronë në qytetin e Moskës në Rusi, por nuk është raportuar për viktima, ka thënë kryebashkiaku Sergey Sobyanin.
Ai pretendon se sulmi u krye me dronë ukrainas.
Përmes një postimi në Telegram, Sobyanin shtoi se pjesa e jashtme e dy ndërtesave të zyrave në qytet ishin “pak të dëmtuara” duke shtuar se nuk ka viktima.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se dy drone u përfshinë në sulm dhe më pas u rrëzuan në perëndim të rajonit të Moskës. Ukraina ende nuk ka reaguar lidhur me akuzat.
Pamjet e publikuara nga mediumi Nexta tregojnë momentin kur njëri prej dronëve shpërthen pranë një objekti në Moskë. /CNN
#Russian officials report a drone attack on #Moscow. One of the towers of the Moscow City complex was damaged. pic.twitter.com/g6yKOkTOuC
— NEXTA (@nexta_tv) July 30, 2023