-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fanatik i sporteve ekstreme, 30-vjeçari humb jetën pas rënies nga një rrokaqiell

Kryesoret

Remy Lucidi, një francez i njohur për ngjitjen e rrokaqiejve dhe ndërtesave të larta, vdiq tragjikisht në Hong Kong.

30-vjeçari i cili njihej në rrjetet sociale si Remi Enigma, u gjet i vdekur në atë që autoritetet besojnë se ishte një rënie nga një rrokaqiell.

Lucidi është gjetur nga policia në oborrin e një banese. Në të kishte letra franceze dhe një aparat fotografik që ai përdorte për të filmuar veten në sportet ekstreme.

Autoritetet besojnë se Lucindi ra nga dritarja e një ndërtese apartamentesh nën çati në të cilën hyri më herët gjatë ditës, duke i thënë sigurimit se ishte atje për të vizituar një mik në katin e 40-të të ndërtesës. 

Kamerat CCTV të ndërtesës e treguan atë duke dalë nga ashensori në katin e 49-të dhe duke përdorur shkallët për të arritur në katin e fundit të rrokaqiellit.

Sipas policisë, një punëtor në një apartament nën çati në katin e 68-të të pallatit raportoi se Lucidi kishte trokitur në dritaren e banesës rreth orës 19:30 të së enjtes dhe kishte kërkuar që të futej brenda, por punëtori thirri autoritetet.

Sipas një raporti nga South China Morning Post, policia e Hong Kongut beson se Lucidi mund të ketë qenë i bllokuar dhe po kërkonte ndihmë para se të binte.

Madje ata besojnë se ai mund të ketë thyer një tub furnizimi me gaz kur ka rënë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit