-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foto /Viktima e atentatit në Rinas, i njohur si miku i Shullazit

Kryesoret

Viktimë e atentatit të ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Dani sapo ishte kthyer pak ditë më parë nga Barcelona.

Makina më të cilën udhëtonte ai ishte e blinduar, ndërkohë që ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.

Autorët të cilët qëlluan kundër tij po udhëtonin me një makinë “Toyota” me targa greke.

Gilmando Dani  u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u lirua në vitin 2023 pasi kreu 3/4 e dënimit.

Ndërkohë në fshatin Halil të Krujës, dyshohet se po digjet një makinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit