Në pikën e kalimit kufitar në Muriqan janë sekuestruar 28 400 euro për shkak se nuk janë deklaruar në momentin që babë e bir P. P. dhe B. P. nga Kosova po futeshin në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës së djalit janë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte i ati 50 vjeç, banues në Gjermani por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.