Një market produktesh ushqimore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shijak.
Autoritetet thonë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në një nga frigoriferët.
Në vendngjarje po punojnë 4 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa dëmet materiale llogariten të jenë të konsiderueshme.