13.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i frikshëm në Shkup, përplasen dy makina, vdes kalimtari

Kryesoret

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë ora 23:21 minuta kur dy makina u përplasën në kryqëzimin që lidh Bulevardin Bosnja e Hercegovina dhe rrugën Aradha Maqedono-Kosovare në Shkup.

Nga përplasja njëra makinë ka marrë para një kalimtar i cili ka humbur jetën. Në këtë aksident u plagosën dhe disa persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë disa nga të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital me ndihmën e shpejtë, ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar aksidentin e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit