-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Nuk duhet të përsëritet nga punonjës të Gardës së Republikës ngjarja e Hamallajt

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës në Tiranë.

Ky takim vjen menjëherë pas ngjarjes në Hamallaj ku gardisti Martin Nikolli dhunoi anëtarët e familjes Kaçi dhe qëlloi me armë zjarri në ajër.

Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se respektimi i Ligjit dhe Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj duhet të jetë norma dalluese e kësaj strukture elitare sigurie.

Balla thekson se të jesh pjesë e Gardës së Republikës është nder dhe përgëzoi dhe sukseset e kësaj strukture ndër vite.

“Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës.

Dua ta them për secilin prej jush që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. 

Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji,” tha ministri Balla sot në takim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit