Një aksidenti rëndë ka ndodhur të hënën në përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku një pastrues rruge është përplasur nga një makinë me drejtues një 29 vjeçar.
Sipas policisë mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga i riu nga Këlcyra, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, 51 vjeçarin banues në Tiranë punonjës për pastrimin e rrugëve.
Ndërkaq për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, njofton policia.