-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

 Jakup Krasniqi i shkroi letër nga Haga vajzës së tij në ditën e martesës

Kryesoret

Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit ka kurorëzuar me martesë, dashurinë e saj dhe në një ditë kaq të rëndësishme për të, ajo nuk ka pasur pranë babin e saj Jakup Krasniqi, i cili ndodhet Hagë.

Ajo ka publikuar një letër mjaft emocionuese që ka marrë nga babi i saj në ditën më të rëndësishme.

“Gresë! Kur një ditë një padrejtësi tinëzare mi humbi shpresat për lirinë njerëzore, fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë më bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë! Gresë, sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë se po martohesh me Sadikun e Dardanisë. Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë,” ka shkruar Jakup Krasniqi për vajzën e tij.

Ajo ka qenë gjithashtu pak ditë më parë në Hagë së bashku me bashkëshortin e saj, ku ka marrë bekimin nga babai i saj.

Kujtojmë se më 29 prill 2022, zyra e prokurorit të specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se ata kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit