-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet në flagrancë duke vjedhur banesën, në pranga 40 vjeçari në Golem

Kryesoret

Një 40-vjeçar, i akuzuar më parë për grabitje është arrestuar mëngjesin  e sotëm në Golem, pasi u kap në flagrancë duke hapur me forcë derën e një banesë me qëllim vjedhjen.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për Gentian Eminin, banues në Kavajë.

Nga veprimet hetimore, Emini rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Gentian Emini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit