Partizani ka siguruar një fitore të rëndësishme sonte në “Air Albania” me rezultatin 4-1 e cila i siguron një biletë për në fazën e tretë të Conference League.
Ndeshja sonte u mbyll me rezultatin 4-1 dhe me rezultat përfundimar të dy ndeshjeve 5-1.
Ka qenë Cara ai i cili ka realizuar golin e parë të ndeshjes duke dërguar Partizanin në avantazh në minutën e 27.
Në minutën e 45 Cara e mbylli pjesën e parë me dyfishim të rezultatit duke u dhënë kohë atyre që pas rikthimit në pjesën e dytë të kenë gjithçka në kontroll.
Rrapaj në minutën e 64 gjeti edhe rrjetën duke e trefishuar rezultatin.
Penalltia e dhuruar ndaj Escaldes u pasua nga një gol i Eros Grezdës në minutën e 95, rrjeta e parë e ish-sulmuesit të Kombëtares me fanellën e kuqe.