Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës, duke shprehur mbështetje të plotë, që drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj çështje.
SPAK ‘zbërthen’ skemën: Si Zoto e Mërtiri përfituan mbi 400 milionë lekë!
Me anë të një statusi në Facebook, Basha thekson se ‘sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv’.
“Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton taksapaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro. Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv. Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka”, shprehet Basha.
SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës: Zoto dhe Mërtiri, pronarë de-facto!