Wanda Nara dhe familja e saj po kalojnë një moment shumë të vështirë duke qenë se bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit, është e sëmurë dhe i është nënshtruar disa kurave në Argjentinë.
Së fundmi, Wanda zbulon edhe momentin kur e mësoi për sëmundjen ndërsa theksoi se Icardi mendoi të tërhiqej nga futbolli pasi mori vesh lajmin për sëmundjen e saj.
“Për mua ishte shumë e vështirë, infermierët ma komunikuan lajmin me lot në sy ndërsa unë iu thashë të ma thonin menjëherë nëse do të vdisja apo jo. Mauro Icardi e humbi fare dhe mendoi të tërhiqej nga futbolli. Unë isha në panik, fëmijët qanin.
Tani jam më mirë edhe pse mbetem në një gjendje shoku. U deshën 12 ditë që të më përcaktonin diagnozën, por tani jam duke u kuruar. Nuk më erdhi mirë që sëmundja ime u trajtua aq shumë në media, më bëri të ndihesha shumë keq”, u shpreh Wanda