-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U sanksionua nga SHBA, Cvijanoviç: Trik i SHBA për të kënaqur boshnjakët

Kryesoret

Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç, thotë se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj saj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Srpska, janë më shumë “një trik për t’i kënaqur boshnjakët sesa për t’i ndëshkuar të sanksionuarit”.

“Duke qenë se ato nuk i kontribuojnë zgjidhjes së asnjë problemi, janë thjesht një tregues se nuk ka strategji reale, e as vullnet për ta kthyer stabilitetin politik dhe rregullin kushtetues në vend,” tha Cvijanoviç më 1 gusht për Srna, agjencinë e lajmeve të Republikës Srpska.

Më 31 korrik, Shtetet e Bashkuara e futën Zhelka Cvijanoviçin, e cila është anëtare e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, në listën e personave të sanksionuar, për shkak të minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995.

Ajo theksoi se është “idiotësi ta pranosh se është normale që disa të huaj të pazgjedhur bëjnë ligje për ju, në vend se këtë ta bëjnë institucionet lokale, apo që të kërcënohesh me ndjekje të vazhdueshme penale për shkak të qëndrimeve politike”.

“Kjo nuk ka të bëjë asgjë me Marrëveshjen e Dejtonit, e as nuk ka kuptim në aspektin se kush e respekton atë e kush jo,” shtoi ajo.

Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviç, si dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Srpska, Millosh Bukejlloviç.

Thesari tha se zyrtarët e sanksionuar janë drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e miratimit të vendimeve nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Srpska për të shpallur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës si të pavlefshme në këtë entitet. Me këtë veprim, sipas SHBA-së, ata kanë kërcënuar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit