-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Ulqin, hyri të lahej në det, mbytet 58-vjeçari

Kryesoret

Një pushues 58-vjeçar me inicialet S.O është mbytur në det sot në Ulqin teksa ishte futur për t’u larë.

RTCG raporton se ishte një doktor nga Novi Pazari që e nxori nga uji dhe filloi t’i jepte ndihmën e parë.

Më pas mbërriti ekipi i urgjencës, por fatkeqësisht 58-vjeçari nuk mundi të shpëtonte.

“Supozohet se arsyeja e mbytjes është rrymat e forta detare. Ka dallgë të mëdha, dhe edhe pse ka një flamur të kuq për shkak të rrezikut që fshihet në det, njerëzit sërish po lahen. Dhe kështu po shohim përfundime tragjike. Ne vendasit nuk kemi hyrë me ditë në det sepse e dimë se sa mund të jetë e rrezikshme, kur rrymat janë kaq të forta,” tha Sead P. nga Ulqini, i cili ndodhej në vendngjarje.

Hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit