-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i BE për Kosovën: Situata në veri ende sfidë, dialogu i brishtë

Kryesoret

Situata në veri të Kosovës është konsiderohet sfiduese edhe në raportin e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Në raport thuhet se dorëheqja e serbëve nga institucioneve publike ka ndikuar negativisht në siguri, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

“Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias.

Dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet të reduktuar,” thuhet në raport.

Ndër tjera, është thënë se duhet përmirësim edhe forcim i proceseve zgjedhore.

“Procesi zgjedhor i Kosovës ende ka nevojë për fuqizim për të adresuar dobësitë gjatë gjithë ciklit zgjedhor, siç janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, dhe më së fundi nga Misioni përcjellës i zgjedhjeve të BE-së, i vendosur në Kosovë në nëntor 2022,” thekson raporti.

Pa u përmendur nuk ka mbetur as procesi i dialogut. Për të shkruhet se në Kosovë zhvillohet një dialog i rregullt politik, në të dy aspektet teknike dhe nivelet politike.

“BE-ja vazhdon të lehtësojë Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pasur kriza të përsëritura në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2022 dhe situata në terren mbetet e brishtë,” shkruhet në raportin e BE..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit