Mbrëmjen e sotme është regjistruar një plagosje me thikë në zonën e Kunes në Shëngjin. I plagosur me thikë ka mbetur 59-vjeçari, Selim Bllaca pas një konflikti të momentit me 66-vjeçarin Hazir Berisha.
Ky i fundit është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariatin e Lezhës.
Dyshohet se shkak i konfliktit mes 2 shqiptarëve nga Kosova kanë qenë mbeturinat pasi të dy si viktima edhe autori jetonin në një pallat ku kishin ardhur për të kaluar pushimet.
Bllaca u plagos me thikë në zonën e Kunes në Shëngjin, Lezhë. Nga raportimet e fundit mësohet se ai është goditur në disa pjesë të trupit duke marrë plagë të shumta si edhe në zemër.
Raportohet se i plagosuri është në gjendjen të rëndë. Ai është dërguar me urgjence ne spital ku më pas është nisur drejt Traumës.
Policia ka ndodhet ne vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet ne lidhje me rastin.
FOTO NGA VENDI I NGJARJES