Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se rreth orës 21:15 në vendin e quajtur “Stan” në Moravë një automjet aksidentuar këmbësorin 75-vjeçar.
75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.