Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një makinë në aksin rrugor Kuç-Qeparo.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:30 ku dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje makina tip “Benz”.
Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.