Ish-kryeminsitri, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar ku është bërë analiza e zgjedhjeve të 14 majit.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se ata që mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.
“Mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces.
Tani, miqtë e mi, të gjithë ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.
Unë u shtroj atyre pyetjen: cili ishte efekti mbi votën i 50-mijë lekëshit te 638 mijë pensionistë? Cili ishte efekti mbi votën i rritjes së rrogave në mes të fushatës te 183 mijë punonjës?
Cili ishte efekti te votën i miliarda lekëve të shpërndara për ndihmë ekonomike, për aftësira të kufizuara dhe qëllime të tjera?
E them këtë sepse ju, unë dhe të gjithë ne së bashku, takojmë çdo ditë edhe demokratë, që pa asnjë të keq, i fitoi thonë.
Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore. Të dokumentuar si të tillë,” u shpreh Berisha.