-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Momenti kur policia greke qëllon grabitësin e bankës në Athinë (VIDEO)

Kryesoret

Një 38-vjeçar është qëlluar nga Policia e Athinës, të cilët e rrethuan për ta arrestuar për vjedhjen e një filiali banke. Grabitësi jo vetëm nuk u dorëzua, por tentoi të sulmonte më thikë policët me qëllim për tu arratisur.

Pamjet e publikuara nga mediat greke hedhin dritë mbi momentin e plagosjes nga policia e Athinës të një 38-vjeçari, ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi mëngjesit të së martës, rreth orës 11:15 në lagjen Colonos të kryeqytetit grek, ku 38-vjeçari tentoi të grabiste një bankë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke e rrethuar grabitësin, i cili sipas pamjeve jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tentoi të largohej duke i kërcënuar me thikë. Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën.

Siç duket edhe në video, grabitësi tenton ta sulmojë me thikë policin dhe ky i fundit për ta neutralizuar e qëllon një herë. Mësohet se i plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit