-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Berisha: Ata që fshehën pronarët në letra duhet të ishin në qeli!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ata që fshehën pronarët në letra të inceneratorit të sekuestruar të Tiranës duhet të ishin në qeli.

“Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor. Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit. Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës.

Kërcënimi i Ahmetajt dhe familjes së tij, Berisha: Telefonin e kam të hapur, të më marrë…

Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli, por kjo nuk ndodh sepse prokuroria është e tyre. Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre.

Pronarë të vërtetë janë Rama e Veliaj, pronarët në letra Zoton e Mërtirin i njihte e gjithë Shqipëria. Ata që fshehën pronarët në letra duhet të ishin në qeli për veprën e tyre. Prokurori dhe hetuesit janë të detyruar të pranojnë ata që kanë firmën në letra. Pronarë de facto s’mund të jenë kurrë Zoto e Mërtiti, por Rama, Veliaj dhe zyrtarë të tjerë.

Klodian Zoto dhe Mirel Mëriti janë pronarë de juro. Por Prokuroria po mbron pronarët e vërtetë duke i shpallur pronarë de facto ata. Djegësi i Tiranës, ndonëse ka gllabëruar 110 mln euro dhe nuk ekziston si gjurmë, është i Veliajt.”, tha ndër të tjera Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit