-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi i Ahmetajt dhe familjes së tij, Berisha: Telefonin e kam të hapur, të më marrë…

Kryesoret

Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka komunikuar me ish.zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Por ish-kryeministri theksoi se telefonin e ka të hapur dhe Ahmetaj mund t’i shkruajë.

“Nuk e kam ndaluar”, tha Berisha, i cili deklaroi se informacionet për kërcënimet ndaj ish-zyrtarit socialist i mori nga qytetari dixhital.

“Nuk kam komunikuar kurrë me Arben Ahmetajn nëse do ai mund të shkruajë në telefonin tim, nuk e kam ndaluar kurrë. Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që i janë dërguar. Prokuroria duhet ti hetonte gjer më një.

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Berisha: Ata që fshehën pronarët në letra duhet të ishin në qeli!

Ahmetaj ka informuar njerëz të cilët u ka rrëfyer se është kërcënuar, madje direkt edhe nga kriminelë nga qelitë e burgjeve, është një gjë e rëndë. Për ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten më thonë se janë lëshuar urdhër arresti, por nuk e di të vërtetë.

Të lëshosh urdhër arresti për ato zonjat, dhe të sillet Veliaj, Rama, Agaçi e Gjiknuri të lirë, që me firmat e tyre janë bazë e vjedhjes, do të thotë që po përpiqet të serviret çështja ashtu siç nuk është. Ahmetaj të paraqitet si strumbullari apo trungu, dhe Mërtiri e Zoto dhe qarku të mbyllet me këta 3 persona, E them me përgjegjësi absolute.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit