Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot Dardan Krivaçën me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëjetueses së tij, 18-vjeçares Marigona Osmani.
Po ashtu u dënua me 15 vite burg edhe shoku i tij Arbër Sejdiu që ndihmoi në krim.
Vrasja e 18-vjeçares tronditi mbarë opinionin publik më 22 gusht të vitit 2021.
Bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaça në bashkëpunim me shokun e tij Arbër Sejdiu e dhunuan për vdekje të renë dhe më pas e lanë trupin e saj në dyert e spitalit të Ferizajt.