Çifti i njohur Rami Malek dhe Lucy Boynton i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 5 vjeçare.
Të premten, një burim i tha The Sun se 42-vjeçar dhe Lucy i dhanë fund marrëdhënies së tyre në fillim të këtij viti.
Aktori u fotografua muajin e kaluar duke u mbajtur për dore një bionde misterioze, teksa largohej nga hoteli i tij për t’u nisur për në një koncert të Bruce Springsteen në Hyde Park.
“Rami dhe Lucy u ndanë në fillim të këtij viti pa shumë bujë. Ata ishin bashkë për një kohë të gjatë, por ishin ndarë.
Të dy po vazhdojnë me jetën e tyre dhe janë të zënë me punë. Rami është rrethuar me shokët e tij dhe e ka kaluar verën duke u argëtuar tejet shumë”, shton një burim.
Tashmë ish-çifti konfirmoi romancën në vitin 2018 pasi luajtën së bashku në filmin biografik të Freddie Mercury të vitit 2017.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(1019x522:1021x524)/lucy-boynton-rami-malek-1-b06e2ee74167407ab2c44665daf79871.jpg)









