-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori i njohur

Kryesoret

Clifton Oliver, i cili luajti në produksionet e Broadway të “The Lion King”, “Wicked” dhe “In the Heights” ka humbur jetën në moshën 47-vjeçare më 2 gusht.

Lajmin e humbjes nga jeta të aktorit e konfirmoi motra e tij, Roxy Hall.

“Zemra ime është e trishtuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë. Do të më mungojë, por më në fund ai është në paqe”, tha ajo.

Clifton thuhet se po luftonte me një sëmundje të pazbuluar akoma. Në fillim të kësaj jave, shfaqja “The Lion King” në Broadway e nderoi yllin e ndjerë si në mediat sociale ashtu edhe në qytetin e New Yorkut.

Oliver ka lindur në vitin 1975 dhe është rritur në Jacksonville, Florida.

Sipas Playbill, ai ndoqi Shkollën e Arteve “Douglas Anderson” përpara se të transferohej përfundimisht në New York në vitin 2010 për të ndjekur një karrierë në skenë.

Përveç “The Lion King”, ai ishte i përfshirë edhe në shumë filma të tjerë të famshëm. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit