Që prej dhjetor, kur edhe nisi eksperienca e tij në “Big Brother”, Luizi është kryefjala e rrjeteve sociale, por edhe e publikut. Këngëtari Shkodran ka fituar mbështetjen e shumicës, duke u renditur tek artistët më të pëlqyer, por edhe më të paguar.
Që nga nata e 24 dhjetorit, jeta e tij ka bërë një ndryshim kolosal, ku pasi hyri me marrëdhënie të krisura me familjen dhe borxhe, sot të gjitha këto i ka sistemuar. Por le të ndalojmë tek familja e Luizit, e cila është diskutuar shumë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”.
Shkak për këtë është bërë pikërisht konfliktet që ai la të hapura me familjarët e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Tensionet u ndjenë edhe gjatë ditëve të para, ku familja e tij zgjidhte të mos reagonte as ndaj akuzave e as ndaj fansave. Vetë këngëtari asnjëherë nuk i ka pranuar këto probleme, por miqtë dhe ish-miqtë i kanë zbuluar detaje nga ky raport, sidomos me nënën e tij.
Megjithatë, këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës, pasi Luizi sot na ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ai ka me nënën e tij. Ndonëse mungoi në dasmën e djalit, mamaja e këngëtarit është rikthyer në Shqipëri dhe po shijon kohën me të birin, dhe nusen e tij.
Vetëm pak ditë më parë, ishte vetë Luizi ai që na bëri me dije se nëna e tij ishte kthyer nga SHBA dhe se të tre po shijon disa ditë pushimesh. Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.
Nuk e dimë nëse nëna e tij e ka pranuar ftesën e të birit, duke lënë kështu përfundimisht SHBA dhe familjen e vajzës ku dhe jeton, për t’u shpërngulur përfundimisht në Tiranë.