-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk deklaroi dhuratat që mori, arrestohet ish-kryeministri

Kryesoret

Ish-kryeministri i Pakistanit ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përfituar favore gjatë kohës kur ushtronte këtë detyrë. Imran Khan u arrestua në shtëpinë e tij në Lahore, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata, e cila e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg.

Para godinës së gjykatës së Islamabadit, ku u shpall vendimi, disa persona, mes tyre edhe prokurorë, thërrisnin: “Imran Khan është hajdut”. Kujtojmë se, disa muaj më parë, Lahore ishte shoqëruar në komisariat, pasi nuk i ishte paraqitur në seancën dëgjimore në ngarkim të tij, por më pas u la i lirë.

Në Pakistani është e detyrueshme me ligj që drejtuesit e lartë shtetërore, mes tyre edhe kryeministri, të deklarojnë të gjitha dhuratat që marrin gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Khan mori postin e kryeministrit në vitin 2018, por u hoq nga detyra në një votë mosbesimi vitin e kaluar. Më shumë se 100 dosje hetimore janë shfaqur kundër Khan që nga shkarkimi i tij në prill 2022.

Në lidhje me këtë arrestim, vetë ish-kryeministri, por edhe mbështetësit e tij argumentojnë se këto raste janë përgatitur për qëllime politike. Khan pretendon se për shkak të marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe Kinën, SHBA po përpiqet të bashkëpunojë me opozitën dhe t’i japë fund karrierës së tij politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit