Paniku mbizotëroi në një rrugë qendrore në Tel Aviv pasi një oficer policie gjatë një demonstrate kundër reformës gjyqësore në Izrael u qëllua nga një person i armatosur.
Policia izraelite i përshkroi të shtënat si një sulm terrorist dhe sulmuesi u identifikua më vonë.
Sipas mediave izraelite, bëhet fjalë për një palestinez 22-vjeçar i cili i përket një organizate terroriste dhe është larguar nga një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor.
Të shtënat vijnë një ditë pasi një adoleshent palestinez u vra në një sulm nga civilët izraelitë në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Vihet re se dy izraelitë u arrestuan pas vdekjes së adoleshentit palestinez i cili u qëllua kur kolonët sulmuan një fshat në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Footage shows the moment of the shooting in Tel Aviv pic.twitter.com/h5ovyjfCbQ
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) August 5, 2023