Studiuesit që kanë vëzhguar industrinë britanike të kozmetikës thonë se një në tre praktikues që injektojnë klientët me “fillers” dhe “botox” nuk janë mjekë të kualifikuar.
Nuk ka asnjë kërkesë ligjore që ata që administrojnë injeksionet të jenë mjekë të kualifikuar, por studiuesit paralajmërojnë se ky sektor i biznesit të bukurisë është “pa rregullore të përcaktuar qartë”.
Në klinikën e Vincent Wong-ut në Londër ka pasur një rritje prej 50% të kërkesave për injeksione të tilla si “fillers” dhe “botox”.
Ndryshe nga shumica e praktikuesve në këtë industri, zoti Wong është një mjek i kualifikuar, si dhe është specialist në kirurgjinë kozmetike.
Sipas një raporti të ri nga studiuesit në Kolegjin e Londrës, pak më shumë se një e treta, 32% e atyre që kryejnë injeksione janë mjekë, 13% janë infermierë, 24% dentistë dhe 8% infermierë dentarë.
Autorët e studimit thonë se sektori “është pa rregullore të qarta”.
Zoti Wong thotë se ai ka vënë re një rritje të interesit për injeksione që nga pandemia kur të gjithë po përdornin video konferenca për të qëndruar në kontakt, krahas rritjes së faqeve të mediave sociale.
“Më shumë njerëz po shfaqen në ekran, ata po shohin se si duken pa grim”, thotë mjeku Wong.
Zoti Wong thotë se një mjek mund të zgjidhë problemet e mundshme.
Ai thotë se ndërsa të tjerët mund të kenë njëfarë trajnimi mjekësor, ata mund të mos i njohin të gjitha rreziqet./VOA
Artikulli i plotë këtu.