Dy varka me emigrantë nga Tunizia janë mbytur në brigjet e ishullit Lampedusia, në Mesdhe.
Njëra varkë kishte 48 emigrantë, nga të cilët u 45 prej tyre u shpëtuan dhe 3 u shpallën të zhdukur.
Ndërsa në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë, 2 u nxorën të vdekur dhe 14 u shpëtuan, të tjerët janë të zhdukur.
Sipas informacioneve të para shkak për këtë ngjarje është moti i keq që shkaktoi dallgë të mëdha në det.