Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit. Ai po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime serioze.
Lajmin për mediat kosovare e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.
”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai.
Ndërkaq motra 6-vjeçare që po vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze, ka treguar Gashi.