Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar pasi përdorte hapësirën publike si vend parkim me pagesë si dhe shfrytëzonte dy të adoleshentë si punëtor.
Në pranga është vënë 37-vjeçari me inicialet E. K. pasi iu merrte qytetarëve 300-500 lekë për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1 hapësirë e cila i përket bashkisë për parkim pa pagesë.
Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy adoleshentë 16 dhe 17 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.