Mesditën e sotme ka humbur jetë inxhinieri ndërtimi, Armando Meto. Ai humbi jetën pas një konflikti të regjistruar në një lokal përballë Gjykatës së Vlorës.
Personat e përfshinë në konflikt janë zënë me grushte me njëri-tjetrin ku më pas Meto është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë.
Si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje ndërsa dyshohet se shkak i konfliktit janë borxhet.
Ndërkohë është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim.