-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Vlorë, momenti i sherrit me grushte pak para tragjedisë

Kryesoret

Ditën e djeshme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Vlorë ku mbeti i vdekur 55-vjeçari Armando Meshau.

Ai humbi jetën pas një konflikti të momentit me 33-vjeçarin, Rei Meta. Mësohet se viktima dhe 33-vjeçari a kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit për të printuar disa dokumente.

Vdekja e 55-vjeçarit në Vlorë, detaje të reja nga sherri fatal për dokumente

Dyshohet se 55-vjeçari nuk e kishte dokumentin me vete dhe prandaj ka nisur sherri. Viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë që të mos t’i ngrejë zërin.

55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.

Ndërkohë është publikuar një foto e momentit të sherrit, teksa duket që po qëllojnë njëri- tjetrin brenda qendrës së internetit.

Meta u tha hetuesve se nuk donte ta vriste, ndërsa konflikti me të ka nisur për një tokë që ai kishte ndërmjetësuar si sekser që Armando ta blinte dhe më pas nuk kishte marrë pjesën e parave që i ishin premtuar.

Goditi për vdekje inxhinierin, Rei Meta në polici: Nuk kisha qëllim ta vrisja, vdekja aksidentale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit