Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas vendimit të Kuvendit të Kosovës ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili.
Osmani i ka uruar Ismailit suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.
Sipas presidentes, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.
Ndërsa guvernatori i ri ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent.