-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi

Kryesoret

Ish-gazetarja ruse e revistës studentore “Doxa”, Natasha Tyshkevich, tha se për 40 orë ishte ndaluar në aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit “Nikolla Tesla”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar informacionin për ndalimin e gazetares ruse, por edhe për arsyen se pse ka ndodhur kjo.

Tyshkevich i tha Radios Evropa e Lirë se kishte arritur në Beograd nga Malta më 7 gusht dhe kishte përdorur “pasaportë për turistë” që i ishte lëshuar nga Gjermania, shtet në të cilin aktualisht ajo jeton. Megjithatë, asaj iu refuzuar hyrja në Serbi.

“E kam pranuar këtë dokument një vit më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë sepse pasaporta ruse më është konfiskuar nga policia ruse gjatë një procedimi penal,” tha ajo për REL-in.

Natasha Tyshkevich është një prej katër studentëve që kanë punuar për revistën e pavarur studentore në Moskë, “Doxa” dhe që më 2021 u dënuan me dy vjet “punë korrigjuese”. Këta studentë u dënuan për shkak të një videoje ku ata mbronin të drejtën e tubimit të të rinjve rusë.

Siç ka raportuar Guardian, ata ishin nën arrest shtëpiak për më shumë se një vit pasi u arrestuan në prill të vitit 2021. Ata u arrestuan sepse postuan në YouTube një video 3-minutëshe, në të cilën ata thanë se studentët që marrnin pjesë në tubimet në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, po përjashtoheshin jashtëligjshëm dhe po frikësoheshin. /REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit