-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i fondeve për Bujqësinë, Basha: PD do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor

Kryesoret

Kreu i Partisë Demoktarike të vulës, Lulzim Basha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me pezullimin e fondeve IPARD II për sektorin e Bujqësisë.

Në reagimin e tij Basha shkruan se PD do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për korrupsionin në lidhje me çështjen.

Sipas tij ngritja e këtij komisioni do t’u garantojë transparencë që qytetarëve.

“Nuk është hera e parë që propagandës dhe retorikës shtinjake i del boja. Kur arritjet imagjinare ndeshen me faktet, duket qartë se e vetmja gjë që ka ndërtuar Edi Rama është një shtet i të korruptuarve.

Kështu ka ndodhur me mega-aferën e Inceneratorëve, kështu po ndodh me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve të programit IPARD tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi, për të favorizuar klientët e zakonshëm që me këto fonde ndërtojnë vila në komplekset luksoze të bregdetit.

Për këtë skandal që nxiu faqen e Shqipërisë përpara partnerëve europianë dhe që pengon rrugëtimin tonë drejt BE-së, Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të zbardhur shpërdorimin e fondeve për bujqësinë dhe për të garantuar transparencën që qytetarët meritojnë.

Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit dhe fundi i pandëshkueshmërisë në nivelet e larta të politikës janë prioritete të Partisë Demokratike, arritja e të cilave garanton ndryshimin që shqiptarët presin,”shkruan Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit