Ertigen Alla 26-vjeç, është vënë në pranga pasi u konflikua me dy persona si dhe goditi policët në Bulqizë.
26-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 2 personat e tjerë që u konfliktuan konkretisht me inicialet B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prkurorisë, për veprime të mëtejshme.