-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E trishtë, ndërron jetë këngëtari dhe kantautori i njohur

Kryesoret

Kitaristi, kantautori dhe këngëtari i famshëm, Robbie Robertson, i cili udhëhoqi grupin kanadezo-amerikan Band në vitet 1970 dhe punoi gjerësisht me Bob Dylan dhe Martin Scorsese, ka ndërruar jetë. Ai ishte 80 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, i cili ka thënë se Robertson ka humbur jetën në Los Angeles, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sipas 34-vjeçarit, Robbie ishte i rrethuar nga familja e tij në kohën e vdekjes së tij, duke përfshirë bashkëshorten Janet, ish-gruan e tij, Dominique me partnerin e saj Nicholas dhe fëmijët e tij Alexandra, Sebastian, Delphine dhe partneri i Delphine Kenny.

Ai ka lënë gjithashtu nipërit Angelica, Donovan, Dominic, Gabriel dhe Seraphina. Robertson kohët e fundit përfundoi projektin e tij të katërmbëdhjetë muzikor filmik me bashkëpunëtorin e shpeshtë Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”. Në vend të luleve, familja ka kërkuar që të bëhen donacione për Six Nations of the Grand River për të mbështetur një Qendër të re Kulturore Woodland”, thuhet në deklaratën e 34-vjeçarit, Jared Levine.

Robbie Robertson Biography - Facts, Childhood, Family Life ...

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit