Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të rënda kriminale. Ata kanë vënë në pranga dy persona të cilët lëviznin me makinë të pajisur me 2 mina me telekomandë të programuara për shpërthim në distancë.
Dy të arrestuarit janë xhaxha dhe nip të cilët i kishin fshehur minat në kroskotin e automjetit me të cilin lëviznin.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në makinë në kroskotin e këtij automjeti u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.
2 ditë më parë, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale dhe vuri në pranga një shtetas që lëvizte me pistoletë me silenciator, me doreza dhe me kapuç, në çantë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.