Minatorët e Trepçës ditën e sotme kanë bojkotuar punën në shenjë protestë për shkak se nuk kanë marrë pagat e muajit të kaluar.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar nënkryetar i sindikatës së minatorëve, Destan Kërleshi.
Kërleshi mes tjerash tha se nga kompania nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.
Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.