-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për njohjen e pensioneve, ambasadori italian: Marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt

Kryesoret

Ka kaluar 1 vit nga dakordësimi i marrëveshjes teknike për njohjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë dhe ende nuk është bërë e mundur ratifikimi i saj.

Një grup punonjësish shqiptarë dhe italianë protestuan para ambasadës italiane sot ku shprehën pakënaqësitë për mungesën e finalizimit ende të kësaj marrëveshje, e cila prek të ardhmen e punonjësve të dy vendeve.

Protestuesit u pritën nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci i cili u premtoi se shumë shpejt do të përmbyllet marrëveshja përfundimtare për pensionet mes dy vendeve.

“Nga ana e qeverisë së Italisë është vullneti i plotë për të arritur këtë marrëveshje. Jemi në hapat e fundit. Mungojnë detaje formale, ne jemi të angazhuar për të arritur këtë marrëveshje. E di që keni shumë vite që e prisni, ju lutem vetëm të keni edhe pak durim.

Në javët e ardhshme apo muajin e ardhshëm mund të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptare. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi,” ka thënë Bucci.

Marrëveshja për pensionet nënkupton që qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në një vend tjetër dhe më përpara kanë pasur kontribute edhe Shqipëri, këto kontribute mblidhen duke bërë të mundur që të përfitojnë pension në të dyja vendet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit