-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet avioni me serbë në bord, ka të vdekur

Kryesoret

Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni shumë të vogël afër Beogradit të enjten. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se avioni “u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje”.

Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje, raporton Radio Evropa e Lirë.

Petroviq tha për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Beta, se aeroplani ultra i lehtë ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit. Ai shtoi se përfaqësuesit e qendrës shkuan në vendin e ngjarjes sapo morën informacione për rrëzimin e aeroplanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit