-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Inceneratori i sekuestruar i Tiranës nën administrimin e shtetit, puna vijon ende

Kryesoret

Në Shqipëri, administratori i caktuar nga shteti për drejtimin e kompanisë të trajtimit të mbetjeve në Tiranë, Arjan Baçi tha sot se pas vënies nën sekuestro të shoqërisë, puna vijon normalisht.

“Po ndiqen të gjitha kontrata e lidhura, po shihen të gjitha detyrimet e prapambetura që kompani të ndryshme kanë ndaj shoqërisë, në mënyrë që të bëhet i mundur vijimi i punës dhe trajtimi i mbetjeve urbane. Një problematikë që është vënë re nga informacionet e para që kemi marrë është se bashki të qarkut të Tiranës, janë ende debitorë ndaj shoqërisë, e po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet”, tha zoti Baçi duke përmendur mes bashkive që nuk kanë kryer pagesat atë të qytetit të Tiranës, Vorës apo dhe Kavajës.

Administratori Baçi shpjegoi se po kontaktohen bashkitë për respektimin e detyrimeve, pasi në të kundërt, sipas tij, do të rrezikohej kaosi në administrimin e mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës.

Impianti i kryeqytetit u vu nën sekuestro në fund të muajit korrik, me kërkesë të Prokurorisë së posaçme, pasi nga hetimet rezultoi se dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të përfshirë dhe në ndërtimin e dy impianteve të tjerë të ngjashëm, në Elbasan dhe Fier, rezultojnë të jenë pronarët “de facto” të kësaj shoqërie.

Që të dy, janë shpallur prej kohësh në kërkim, dhe ndaj tyre rëndojnë një sërë akuzash.  Administratori Baçi deklaroi se ishte ende duke u njohur me dokumentacionin e kompanisë e se për momentin nuk mund të jepte shpjegime mbi arsyet se përse 6 vjet pas nënshkrimit të kontratës, funksionon vetëm landfilli, ndërsa impianti i djegies së mbeturinave, apo inceneratori, nuk ka nisur ende nga ndërtimi./VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit