-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Berisha: Po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një deklaratë para mediave ku ka folur sërish mbi çështjen e inceneratorit.

Në fjalën e tij Berisha deklaroi se po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve.

“Jam sot këtu para jush për të informuar shqiptarët se përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.

Dhe kjo në fakt siç e shikoni, propaganda, por jo vetëm ajo, këtu e ka qëllimin madhor. Përveç këtyre ishte edhe asambleja anti-Damian, edhe ajo është pjesë e hetimit strikt partiak se u bë me dyer të mbyllura, u mblodh një asamble për ti thënë popullit se unë e shkarkova Damian Gjiknurin.

E vërteta është se njëherë dhe 100 herë, po ta analizosh dhe studiosh këtë rast, në këtë aspekt kam një privilegj të veçantë se jam ish-kryeministër dhe duke qenë se afera e djegësve buron e tëra nga Këshilli i Ministrave, dua të shprehem këtu se Edi Rama është ligjërisht dhe penalisht, përgjegjësi më kryesor i kësaj afere,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit