Ministri i Brendshëm, Taulant Balla për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me asgjësimin e mbi 20 mijë bimëve narkotike në veri nga operacionet e fundit të zhvilluara nga policia e shtetit.
Në reagimin e tij Balla ka përgëzuar sukseset e policisë ku shtoi se operacionet do të vijojnë pandërprerë në të gjithë territorin.
“Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike”, shkruan Balla.
Postimi i plotë