Deputeti grek Angelos Syrigos ka takuar në paraburgim Fredi Belerin.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh se nuk është e drejtë të mos betohet pasi shkel të drejtat civile.
“I di akuzat, ka akuza për korrupsion në zgjedhje lokale. Por ky rast është i vetmi nga të tjerat. Ai ka qenë i burgosur, por qeveria shqiptare nuk e ka lejuar të betohet si kryetar bashkie.
Kjo është shkelje e të drejtave civile. Nga 31 raste të hetuara në Shqipëri për korrupsion në zgjedhje, vetëm Beleri në qeli.
Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE. Sepse BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës,” thotë ai.