Bashkimi Evropian kërkon nga qeveria e Kosovës veprime shtesë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Por BE është e gatshme të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, nëse ajo nuk ndërmerr veprime të kërkuara nga unioni. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të enjten në Bruksel, se masat ndëshkuese të vëna ndaj Kosovës janë masa të kthyeshme dhe kjo varet nga mënyra se si Prishtina por edhe Beogradi i qasen shtensionimit të situatës dhe kthimit në proces normal të dialogut.
“Ajo që kemi bërë më së fundi në dritën e tensioneve që ndodhën në veri, është vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim.
Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë diçka të tillë ne do të vendosim masat e nevojshme edhe kundër Serbisë, gjithnjë, nëse vendet anëtare të bllokut vlerësojnë se në kushtet dhe kontekstin aktual të krizës së fundit, Serbia nuk po bën asgjë për të ulur tensionet”, tha zëdhënësi Stano.
Reagimi i kryeministrit Kurti
Më 10 korrik pas një dakordimi që u arrit në Bratislavë ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, policia e Kosovës uli me 50% praninë e saj në objektet e komunave në veri të Kosovës. /DW