Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Fier. Mësohet se një i ri rreth moshës 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit teksa po peshkonte.
Viktima së bashkë me shokët kanë qenë duke peshkuar në kanal kur një moment i riu ka rënë në ujë dhe nuk ka dalë më.
Menjëherë shokët kanë njoftuar për ngjarjen ndërsa ende nuk është zbuluar asnjë shenjë nga i riu.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit.